

NAPOLI, 11 Tetor 2026 — Pasagjerët e një fluturimi të kompanisë “Ryanair” me linjë nga Tirana drejt Napolit kanë përjetuar minuta të gjata ankthi e paniku në ajër, pasi mjeti ajror u përball me kushte të rënduara atmosferike pranë aeroportit të destinacionit.
Për shkak të një stuhie të fortë të shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike e rrufe, avioni u detyrua të qëndronte në pezullim mbi hapësirën ajrore të Napolit për rreth 20 minuta, në pritje të krijimit të kushteve të sigurta për ulje.
Pavarësisht frikës dhe tensioneve të larta mes udhëtarëve në bord gjatë manovrave në kushte të nelikatur meteorologjike, avioni arriti të prekte pistën pa asnjë incident apo problem teknik, duke garantuar sigurinë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






