

MADRID, 11 Tetor 2026 — Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, rrezikon të humbasë sfidën e madhe kundër Barcelonës më 25 tetor, pas përjashtimit me karton të kuq gjatë fitores 1-0 ndaj Villarrealit në “Santiago Bernabéu”. Raporti zyrtar i arbitrit Díaz de Mera ka zbardhur arsyet e përjashtimit dhe sjelljen e sulmuesit brazilian, çka mund të sjellë një dënim të rëndë disiplinor.
Sipas raportit të gjyqtarit, Vinicius u përjashtua në minutën e 73-të pasi tërhoqi flokët e një lojtari kundërshtar në një moment kur topi nuk ishte në lojë, aksion ky që solli edhe anulimin e golit të shënuar prej tij. Pas marrjes së kartonit të kuq, braziliani shfaqi një “qëndrim agresiv” ndaj arbitrit kryesor dhe u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për ta larguar nga fusha e lojës.
Nëse Komisioni Disiplinor i Federatës Spanjolle e klasifikon veprimin e tij si sjellje të dhunshme jashtë duelit për topin, Vinicius mund të dënohet me të paktën dy ndeshje pezullim. Një masë e tillë do ta nxirrte sulmuesin jashtë fushës për përballjet e ardhshme kundër Sevillas dhe në “El Clásico” përballë Barcelonës. Sfida u shoqërua me tensione edhe në stafa, ku u ndëshkuan me kartonë trajnerë e pjesëtarë të të dyja klubeve, përfshirë përjashtimin e trajnerit të portierëve të Realit, Nuno Santos.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






