Transmetuar më 11-10-2026, 07:51

STAMBOLL, 11 Tetor 2026 — Një reaksion i menjëhershëm i shërbimeve të emergjencës është aktivizuar në Stamboll, pasi një zjarr shpërtheu në ambientet e Spitalit të Specializuar të Lartë për Trajnim dhe Kërkim “Koşuyolu”, i cili ndodhet në lagjen Kartal në pjesën aziatike të qytetit.

Flakët nisën në çatinë e një ndërtese shtesë të spitalit, e cila në ato momente ishte e zbrazur për shkak të punimeve të rindërtimit e rinovimit. Me të marrë njoftimin, forcat zjarrfikëse ndërhynë me shpejtësi duke bërë të mundur izolimin dhe fikjen e plotë të zjarrit, për të vijuar më pas me procesin e ftohjes së strukturës.

Zyra e Guvernatorit të Stambollit bëri me dije se 40 pacientë u evakuuan nga një ndërtesë ngjitur si masë paraprake sigurie, pa pasur asnjë të lënduar apo me pasoja për jetën. Pas përfundimit të operacionit të sigurisë, pacientët u rikthyen në dhomat e tyre, ndërsa autoritetet turke kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit