Transmetuar më 11-10-2026, 07:42

GJIROKASTËR, 11 Tetor 2026 — Ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë 70-vjeçari Beqir Devolli, i cili mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme nga një eksplozion në automjetin e tij në bulevardin “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Sipas të dhënave më të fundit nga hetimet, shpërthimi në automjetin tip “Benz” nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë defekti teknologjik, por ka qenë një atentat i mirëorganizuar me lëndë eksplozive (tritol).

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, makina doli nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen, ndërsa drejtuesi i mjetit Beqir Devolli mori dëmtime fatale që i morën jetën gjatë rrugës për në kryeqytet. Ndërkohë, i plagosuri E.M., vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe forcat e policisë po vijojnë punën intensive në vendngjarje për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit