

TIRANË, 10 Tetor 2026 — Gjatë zhvillimit të protestës së 133-të antinarkotikë dhe antiautoritare para goditjes së Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë diplomacisë amerikane dhe organeve të reja të drejtësisë për të ndërhyrë ndaj strukturave shtetërore të përfshira në korrupsion.
Në fjalën e tij përpara protestuesve, Kola i kërkoi zyrtarisht ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, që të mbështesë popullin shqiptar në përpjekjet e tij kundër asaj që ai e cilësoi si "narko-shtet" dhe kapjes së institucioneve. Aktivisti nënvizoi se miqësia historike mes dy popujve duhet të shërbejë si bazë për të ndihmuar vendin në çmontimin e rrjeteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gjithashtu, Kola i drejtoi një apel me tonë të ashpra Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH), duke kërkuar nisjen e menjëhershme të arrestimeve dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve të lartë politikë pa dallim të përkatësisë partiake.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






