Transmetuar më 10-10-2026, 22:24

TIRANË, 10 Tetor 2026 — Këngëtarja Blerina Matraku ka thyer heshtjen lidhur me përfshirjen e saj në skandalin e videove intime me kompozitorin Adi Hila. Në një dalje televizive në emisionin “Goca dhe Gra”, artistja dha versionin e saj të ngjarjeve, duke sqaruar se bashkëpunimi i tyre profesional dhe financiar nuk ka lënë asnjë detyrim apo borxh të papaguar mes palëve.

Matraku tregoi se njohja me kompozitorin kishte nisur në vitin 2007 për shkak të emrit dhe seriozitetit të tij në industrinë muzikore. Sipas saj, ajo i kishte paguar Hilës shumën prej 10 mijë eurosh për realizimin e një albumi muzikor, para të cilat i kishte siguruar nga kursimet e saj si stjuardesë, punët në dasma e evente, si dhe me ndihmën e miqve. Këngëtarja theksoi se marrëdhënia e tyre e punës ka zgjatur për rreth katër vite, gjatë të cilave kanë marrë pjesë edhe në kompeticione të ndryshme muzikore.

Duke folur për presionin publik dhe peshën emocional pas rrjedhjes së pamjeve, Matraku u shpreh se ndihet e kryqëzuar pafajshëm nga opinioni publik. Ajo nëvizoi se vendosi të fliste hapur për të mbrojtur të vërtetën e saj dhe për të sqaruar se ngjarjet dhe marrëdhënia me kompozitorin nuk janë ashtu siç janë paraqitur në media.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit