

VERMOSH, 10 Tetor 2026 — Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Mario Mitaj, është bërë protagonist i një akti të lartë solidariteti njerëzor, duke iu ardhur në ndihmë familjes Prelocaj nga Vermoshi i Malësisë së Madhe, e cila po përballet me vështirësi të rënda ekonomike dhe shëndetësore.
Familja nga veriu i vendit po kalon një periudhë me dhimbje të madhe pas humbjes së djalit të vetëm, i cili u nda nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Pasi u njoh me historinë e tyre dhe me gjendjen e vështirë ku ndodhen nëna dhe tri motrat e të ndjerit, futbollisti shqiptar reagoi menjëherë duke kontribuar me një shumë prej 5 mijë dollarësh përmes platformës online GoFundMe.
Ky veprim i mbrojtësit të kuqezinjve ka marrë vëmendje dhe vlerësime të shumta, duke dëshmuar se përtej fushës së blertë dhe arritjeve sportive, solidariteti dhe mbështetja për njerëzit në ditët e tyre më të vështira mbeten vlera thelbësore.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






