

KIEV, 10 Tetor 2026 — Shtatëmbëdhjetë persona, mes të cilëve tre fëmijë, kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi ajror rus në qytetin e Zaporizhzhisë. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë pasi Uashingtoni njoftoi vendimin për lehtësimin e sanksioneve ndaj eksporteve të naftës ruse.
Goditja me bomba rrëshqitëse shkaktoi shkatërrimin e një blloku banimi në qytetin industrial që ndodhet më pak se 30 kilometra nga vija e frontit. Ekipet e shpëtimit nxorën trupat e viktimave nga rrënojat, mes të cilëve edhe një vajzë 6-vjeçare, duke shkaktuar reagime të forta dhe dhimbje te familjarët në vendngjarje.
Kjo ngjarje shënon goditjen e tretë me viktima masive brenda kësaj jave në Ukrainë, pas sulmeve ajrore në Kramatorsk dhe Pryluky, ku numri i të vrarëve mes civilëve ka arritur në afërsisht 80 persona.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi ashpër ndaj këtij bombardimi, duke e cilësuar sulmin si përgjigjen e Moskës ndaj vendimeve të fundit diplomacia ndërkombëtare. Kreu i shtetit ukrainas kritikoi lëvizjen e Shtëpisë së Bardhë për lehtësimin e masave shtrënguese ndaj sektorit energjitik rus, ndërsa bombardimet ndaj zonave të banuara vazhdojnë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






