

RIAD, 10 Tetor 2026 — Aeroporti Ndërkombëtar King Khalid në kryeqytetin e Arabisë Saudite është godit nga një raketë e lëshuar nga forcat Huthi, duke lënë të plagosur dhjetëra persona. Sipas burimeve diplomatike, personat e lënduar janë transportuar me helikopterë drejt qendrave spitalore për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Paspasojat e sulmit, disa nga kompanitë kryesore ajrore rajonale si Kuwait Airways, Etihad Airways dhe Qatar Airways kanë pezulluar fluturimet e tyre drejt Riadit. Autoritete aeroportuale u kanë bërë thirrje udhëtarëve të verifikojnë statusin e linjave të tyre ajrore përpara se të nisen drejt terminaleve, pasi anulimet pritet të vijojnë deri fillimin e javës.
Incidenti shënon një përshkallëzim të ri të tensioneve ushtarake në rajon. Sulmi ndaj aeroportit të Riadit pason goditjet ajrore të kryera nga ushtria saudite ndaj aeroportit të Sanaas në Jemen, si dhe incidente të ngjashme ditët e fundit ku mbetën të vrarë tre persona në objekte aeroportuale saudite.
Ndërsa autoritetet ende nuk kanë publikuar një bilanc të plotë zyrtar mbi dëmet materiale apo numrin e saktë të viktimave, situata me transportin ajror në kryeqytetin saudit mbetet e paqartë.
🚨🇸🇦 RIYADH AIRPORT HIT — AND FLIGHTS ARE BEING CANCELLED.
Following the reported Houthi missile attack on King Khalid International Airport, Air India, Air India Express, IndiGo and Lufthansa have suspended or cancelled Riyadh flights. pic.twitter.com/tmYulkXaQw
— Yaz Hamad (@hamad_yaz) October 8, 2026
🇸🇦 Columnas de humo se elevan desde el edificio número 3 del aeropuerto internacional de Riad. pic.twitter.com/jI4UOYKOPd
— Noticias y Geopolítica (@GuerrasyGPcr) October 10, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






