Transmetuar më 10-10-2026, 18:44

KAKAVIJË, 10 Tetor 2026 — Një shtetase gjermane 51-vjeçare është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës gjatë tentativës për të dalë nga territori shqiptar me armë zjarri dhe lëndë narkotike. Arrestimi i saj u bë i mundur pas përfundimit të operacionit policor të koduar “Risku 2”.

Gjatë kontrollit të detajuar me skaner dhe ekzaminimit në vijën e dytë të kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe autoritetet doganore zbuluan një pistoletë me mulli bashkë me municionin përkatës në automjetin me rulot që drejtohej nga Alexandria Maria Schirmer.

Përveç armës së zjarrit, policia sekuestroi edhe 6 kavanoza e 3 qese hermetike që përmbanin rreth 141 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, si dhe një aparat celular e mjetin me të cilin ajo udhëtonte.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër ekzekutuan arrestimin në flagrancë të 51-vjeçares, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për hetimin e veprave penale të trafikimit të armëve dhe narkotikëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit