Transmetuar më 10-10-2026, 17:38

Dy avionë janë përplasur në ajër të shtunën në zonën e Sassuolos, në provincën e Modenës, në veri të Italisë.

Si pasojë e aksidentit, njëri prej pilotëve ka mbetur i plagosur, raporton noa.al duke cituar agjencinë e lajmeve ANSA.

Ngjarja ndodhi në një fushë aviacioni të dedikuar për avionët e lehtë. Pas përplasjes, njëri prej avionëve arriti të kryente një ulje emergjente, ndërsa avioni tjetër u rrëzua në tokë.

Piloti që realizoi uljen emergjente nuk pësoi lëndime, ndërsa drejtuesi i avionit që u rrëzua mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e zjarrfikësve dhe një helikopter i urgjencës mjekësore për të ndërhyrë pas aksidentit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes në ajër.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit