

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar grumbullime uji në disa zona të qytetit të Vlorës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Situata paraqitet problematike veçanërisht në lagjen Pavarësia, por edhe në rrugë të tjera të qytetit, ku në disa segmente uji ka mbuluar sipërfaqen e rrugës.
Shqetësim për banorët mbetet bllokimi i pusetave, të cilat, sipas tyre, janë mbushur me gurë dhe materiale të tjera inerte. Kjo situatë pengon shkarkimin normal të ujërave të shiut, duke bërë që ato të grumbullohen në rrugë dhe pranë banesave.
Përmbytjet e krijuara kanë vështirësuar lëvizjen në disa akse të qytetit, ndërsa situata kërkon ndërhyrje për zhbllokimin e pusetave dhe largimin e ujërave të akumuluara.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






