

Shqiptarët paguanin mijëra paund për të hyrë në Angli me jaht, autoritetet britanike marrin vendimin ndaj organizatorit
Një shtetas ukrainas, i dënuar për organizimin e kalimeve të paligjshme të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe, është dëbuar nga vendi pasi kreu një pjesë të dënimit me burg.
Vladyslav Cherniavskyi, 38 vjeç, së bashku me bashkëpunëtorin Oleksandr Yavtushenko, përdornin një jaht të quajtur Uforia për të transportuar emigrantë nga Franca drejt brigjeve angleze.
Sipas autoriteteve britanike, ata kishin organizuar të paktën tetë kalime, duke kërkuar deri në mijëra paund për person.
Rrjeti u zbulua kur jahti u ndalua pranë Chichesterit, në korrik 2025. Në bord ndodheshin katër shqiptarë dhe një vajzë vietnameze.
"Anija mbante katër burra shqiptarë dhe një grua vietnameze kur oficerët e Komandës së Sigurisë Kufitare e ndaluan dhe e shoqëruan në Marinën Haslar në Gosport.
Hetuesit më vonë e lidhën jahtin me kalime të mëparshme, duke përfshirë një në Itchenor në Portin e Chichester në gusht 2024 dhe një tjetër nga Franca në qershor 2025.
Cherniavskyi ishte pronar i jahtit, ndërsa Yavtushenko vepronte si kapiten", tha policia britanike.
Cherniavskyi ishte dënuar me gjashtë vite burg, ndërsa Yavtushenko me pesë vite. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






