

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë gjatë punës.
Viktima është një 49-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u rrëzua nga një skelë rreth dy metra e lartë, teksa po kryente punime lyerjeje në fshatin Kato Kamila, në zonën e Serresit.
Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi paraditen e së premtes, 9 tetor, në rrethana që mbeten ende të paqarta.
Si pasojë e rrëzimit, shqiptari pësoi dëmtime të rënda në kokë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serresit.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 49-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Sipas gazetës greke Kathimerini, viktima ishte baba i dy vajzave të mitura.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në humbjen e jetës së punëtorit shqiptar.
Çështja po hetohet nga Policia e Serresit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






