Transmetuar më 10-10-2026, 12:59

Emigranti shqiptar u largua me vrap kur banorët nisën të bërtisnin, ja çfarë vendosi policia italiane disa javë më vonë

Një shtetas shqiptar është dëbuar nga Italia dhe është kthyer drejt Tiranës, pas një ngjarjeje të regjistruar në shtator në qytetin e Trevisos.

Sipas mediave italiane, 24-vjeçari ishte arrestuar së bashku me një tjetër shqiptar, pas një tentative për vjedhje në një banesë në zonën Giustinian Recanati.

Ngjarja kishte ndodhur më 18 shtator, kur disa banorë vunë re dy persona që lëviznin në mënyrë të dyshimtë pranë një shtëpie.

Sipas policisë, njëri prej tyre qëndronte jashtë për të vëzhguar zonën, ndërsa tjetri kishte hyrë në oborrin e banesës dhe po përpiqej të hapte një dritare.

Thirrjet e banorëve i detyruan dy personat të largoheshin me shpejtësi.

Megjithatë, policia italiane, e cila ishte njoftuar përmes numrit të emergjencës, arriti t’i ndalonte pak më tutje.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën kaçavida të mëdha dhe një mjet të improvizuar që përdorej për hapjen e bravave.

Dy shqiptarët kundërshtuan punonjësit e policisë gjatë ndërhyrjes dhe u arrestuan për tentativë vjedhjeje në bashkëpunim dhe rezistencë ndaj forcave të rendit.

Pas procedurave gjyqësore, njëri prej tyre pranoi një dënim prej dy vitesh burgim, me pezullim të ekzekutimit.

Dje, autoritetet e emigracionit në Treviso zbatuan vendimin për dëbimin e tij nga Italia.

Shqiptari u shoqërua në aeroport dhe u nis me avion drejt Tiranës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit