Transmetuar më 10-10-2026, 12:56

Shqiptari u godit me thikë në Itali, zbulohet kërkesa që dyshohet se iu bë para sulmit, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga karabinierët italianë, i dyshuar si autor i plagosjes me thikë të një shtetasi shqiptar 33 vjeçar në qytetin Roseto degli Abruzzi, në provincën e Teramos.

Ngjarja kishte ndodhur më 15 shtator, në zonën Campo a Mare, ndërsa zhvillimet e reja të hetimit janë bërë publike sot.

Sipas medias italiane, hetimet kanë zbuluar se pas sulmit dyshohet se fshihej një tentativë grabitjeje.

Nga rindërtimi i ngjarjes rezulton se autori i dyshuar kishte kërcënuar shtetasin shqiptar, duke i kërkuar t’i dorëzonte një shumë prej 300 eurosh.

Pas refuzimit të shqiptarit për t’i dhënë paratë, situata dyshohet se është përshkallëzuar, duke përfunduar me përdorimin e një thike.

Hetuesit italianë kanë mbledhur prova dhe indicie që kanë çuar në identifikimin e personit të dyshuar për sulmin, një emigrant nga Afrika e Jugut.

Karabinierët e Giulianovas kanë ekzekutuar ndaj tij një urdhër arresti të lëshuar nga gjykata, me kërkesë të Prokurorisë së Teramos.

Personi i arrestuar, një shtetas i huaj banues në Roseto, dyshohet për plagosje të rënduar dhe tentativë grabitjeje.

Pas arrestimit, ai është dërguar në burgun e Teramos, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit