

Pesë shqiptarë zbresin nga avioni në Itali, policia i ndalon në aeroport, detaji që çoi në kthimin e tyre drejt Tiranës Pesë shtetas shqiptarë, të cilët kishin udhëtuar nga Tirana drejt Italisë, nuk janë lejuar të hyjnë në territorin italian pas kontrolleve të kryera në aeroportin ndërkombëtar të Torinos.
Ngjarja është raportuar më 9 tetor nga media lokale italiane Il Risveglio.
Sipas raportimit, pesë shqiptarët, të gjithë rreth të tridhjetave, kishin mbërritur në aeroportin Torino Caselle me dy fluturime të ndryshme nga kryeqyteti shqiptar.
Gjatë verifikimeve të dokumentacionit nga Policia Kufitare italiane, janë konstatuar mungesa në dokumentet dhe garancitë që kërkohen për hyrjen dhe qëndrimin në Itali.
Në veçanti, udhëtarët nuk kishin dokumentacion të mjaftueshëm që të vërtetonte qëllimin e vizitës, nuk dispononin rezervime hoteli apo deklarata mikpritjeje dhe nuk kishin mjete të mjaftueshme financiare për qëndrimin.
Gjithashtu, sipas autoriteteve, ata nuk kishin bileta kthimi drejt Shqipërisë.
Për shkak se pesë shqiptarët nuk flisnin dhe nuk kuptonin italisht, policia kërkoi ndihmën e një përkthyesi për të përfunduar procedurat e verifikimit.
Pas shqyrtimit të situatës, autoritetet vendosën refuzimin e hyrjes së tyre në Itali.
Të pesë udhëtarët u rikthyen drejt Shqipërisë me fluturimet e para të disponueshme për Tiranën. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






