Transmetuar më 10-10-2026, 12:43

VIDEO Policia godet grupin e shqiptarëve në Itali, zbulohet çfarë ndodhte natën në banesat e familjeve që flinin

Një operacion i karabinierëve italianë ka çuar në arrestimin e tre personave me origjinë shqiptare, të dyshuar për një seri vjedhjesh në banesa në disa qytete të rajonit Marche.

Sipas autoriteteve italiane, grupi dyshohet se është përfshirë në 20 episode vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje, të regjistruara gjatë periudhës janar-prill 2026.

Të arrestuarit janë të moshave 48, 38 dhe 36 vjeç.

Hetimet kanë zbuluar se personat e dyshuar udhëtonin gjatë natës nga Silvi Marina, në rajonin e Abruzzos, drejt zonave të ndryshme të rajonit Marche, ku shënjestronin banesa private.

Sipas karabinierëve, autorët dyshohet se hapnin vrima në dritare ose ndërhynin në mekanizmat e tyre për të hyrë në banesa, shpesh ndërsa familjarët ishin në gjumë.

Ata merrnin kryesisht para dhe bizhuteri, përpara se të largoheshin nga vendngjarja.

Hetimet nisën pas një vjedhjeje të ndodhur më 14 prill në Osimo, kur karabinierët ndaluan një automjet pranë daljes së autostradës në Loreto.

Gjatë kontrollit u gjetën një unazë martese, një mbajtëse kartëmonedhash prej ari dhe 2.090 euro, të lidhura me vjedhjen e sapondodhur.

Pas disa muajsh hetime, karabinierët arritën të rindërtonin mënyrën e veprimit të grupit dhe të identifikonin raste të tjera në Osimo, Recanati, Montecosaro dhe Sant’Elpidio a Mare.

Sipas medias publike italiane Rai, autoritetet kanë rikuperuar bizhuteri dhe para me vlerë mbi 55 mijë euro.

Më 9 tetor u raportua ekzekutimi i masave të sigurisë ndaj tre shqiptarëve, ndërsa çështja po ndiqet nga Prokuroria e Ankonës. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit