Transmetuar më 10-10-2026, 12:37

Shkodër, 10 tetor 2026 – Një 15-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi u kap pranë një shkolle në lagjen “Vasil Shanto” me dhjetëra doza të dyshuara kanabisi, që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të Pastra”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

Sipas Policisë, i mituri, banues në Shkodër, u kap në flagrancë nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për t’u shitur. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit