Transmetuar më 10-10-2026, 11:38

Tiranë, 10 tetor 2026 – Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku është pritur nga drejtuesi i institucionit, Klodian Braho.

Gjatë vizitës, ambasadori amerikan ka takuar edhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta. Wendt ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit amerikan dhe senatorë të Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me çështjet e diskutuara gjatë takimeve mes përfaqësuesve amerikanë dhe drejtuesve të institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit