

Shijak, 10 tetor 2026 – Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij Policia gjeti dy armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32 500 euro.
Operacioni policor, i koduar “Baza”, u zhvillua në fshatin Koxhas-Kodër, në Xhafzotaj, pas informacioneve të siguruara nga Policia se i riu mbante armë zjarri pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, me inicialet A. I., banues në Shijak, u sekuestruan dy armë zjarri automatike, dy krehra me nga 10 fishekë secili, si dhe shuma prej 32 500 eurosh.
Në përfundim të veprimeve policore, i riu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






