

Tiranë, 10 tetor 2026 – Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja maksimale të shitjes me shumicë dhe pakicë për naftën dhe benzinën në Shqipëri. Vendimi i marrë këtë të shtunë hyn në fuqi më 10 tetor, në orën 12:30, dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin nuk duhet të kalojë 211 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë kufiri maksimal është përcaktuar në 199 lekë për litër.
Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar në 195 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë nuk duhet të kalojë 183 lekë për litër.
Vendimi është marrë në kuadër të masave për administrimin e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve, pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e kësaj situate.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të çmimeve të përcaktuara. Për subjektet që konstatohet se shkelin vendimin, parashikohet pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se synimi i këtyre masave është mbrojtja e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimi i konkurrencës së ndershme në treg.
Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në një vendim të radhës të Bordit të Transparencës, i cili do të marrë në shqyrtim ecurinë e tregut dhe ndryshimet në çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës. Kështu Bordi i Transparencës në datë 10 Tetor 2026, vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër. 🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 12.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. 🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






