Transmetuar më 10-10-2026, 10:17

Nion, 10 tetor 2026 – UEFA ka ndëshkuar Federatën Serbe të Futbollit me gjoba financiare dhe mbylljen e pjesshme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme në shtëpi, pas sjelljeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Holandës.

Sipas vendimeve të Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, federata serbe është gjobitur me 50 mijë euro për sjellje raciste dhe diskriminuese të mbështetësve të saj. Krahas këtij sanksioni, janë vendosur edhe gjoba të tjera për mesazhe të papërshtatshme të shfaqura në stadium, përdorimin e mjeteve piroteknike dhe hyrjen e tifozëve në fushën e lojës.

Për ndeshjen kundër Holandës, të zhvilluar më 4 tetor, Serbia është ndëshkuar gjithashtu me 20 mijë euro gjobë. UEFA ka vendosur edhe ndalimin e shitjes së biletave për tifozët serbë në një ndeshje jashtë fushe, por ky sanksion është pezulluar për një periudhë dyvjeçare.

Ndëshkime edhe për Kosovën dhe Kroacinë

Masat disiplinore të UEFA-s kanë përfshirë edhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Kjo e fundit është gjobitur me 15 mijë euro për shfaqjen e mesazheve të papërshtatshme në një aktivitet sportiv, si dhe me 20 mijë euro për sjellje raciste dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Austrisë, të cilën Kosova e humbi me rezultatin 3-1.

Për Kosovën është vendosur gjithashtu një ndalim me kusht, për një periudhë dyvjeçare, për shitjen e biletave për tifozët e saj në ndeshjet jashtë fushe.

Edhe Federata Kroate e Futbollit është ndëshkuar me 20 mijë euro gjobë, si dhe me një ndalim me kusht për dy vjet për shitjen e biletave në një ndeshje jashtë fushe. Sanksionet lidhen me sjelljet raciste dhe diskriminuese të tifozëve kroatë gjatë humbjes 4-1 ndaj Spanjës në Sevilje.

Vendimet janë pjesë e masave disiplinore të UEFA-s për parandalimin e racizmit, diskriminimit dhe shkeljeve të rregullave gjatë kompeticioneve të organizuara prej saj.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit