Transmetuar më 10-10-2026, 09:25

E kërcënonte që prej vitit 2024 dhe i kërkonte para për një borxh që pretendonte se ia kishte djali! Pas denoncimit të 73-vjeçarit, policia zbulon rastin dhe arreston 41-vjeçarin me precedent penal

Fier – Një 73-vjeçar ka jetuar për rreth dy vite nën kërcënimet e vazhdueshme të një 41-vjeçari, i cili i kërkonte një shumë parash, duke pretenduar se ia kishte borxh djali i tij.

Ngjarja është zbardhur nga Policia e Fierit, e cila, pas një hetimi me metoda speciale, ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, 41-vjeçari, i cili rezulton me precedent penal për krime kundër personit, dyshohet se e ka kanosur vazhdimisht të moshuarin që prej vitit 2024, me qëllim që ta detyronte t’i jepte paratë që pretendonte se i detyrohej nga djali i tij.

Pas kallëzimit të bërë nga 73-vjeçari, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier nisën hetimet, duke arritur të dokumentojnë rastin dhe të vënë në pranga të dyshuarin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit