

LONDËR, 10 Tetor 2026 — Gjyqësori i Anglisë dhe Uellsit ka hartuar një kuadër të ri zyrtar rregullator për përdorimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale në sistemin e drejtësisë. Sipas udhëzimeve të reja, AI mund të shërbejë vetëm si një mjet ndihmës për proceset teknike, ndërsa vendimmarrja, vlerësimi i provave dhe arsyetimi ligjor mbeten përgjegjësi ekskluzive e njerëzve.
Udhëzuesi i publikuar në faqen zyrtare të autoriteteve gjyqësore përcakton se çdo produkt apo material i gjeneruar nga sistemet e inteligjencës artificiale duhet të kalojë përmes një kontrolli të rreptë dhe verifikimi nga gjyqtari i çështjes. Dokumenti nërmvizon se përgjegjësia përfundimtare për çdo akt apo vendim ligjor do të bjerë drejtpërdrejt mbi zyrtarin gjyqësor.
Deri më tani, testet e kryera në sistemin gjyqësor britanik janë fokusuar në procese me rrezikshmëri të ulët, si përmbledhja e dokumenteve të gjata, transkriptimi, anonimizimi i të dhënave sensitive dhe strukturimi i kronologjive të dosjeve. Për të garantuar sigurinë e informacionit, do të lejohen vetëm programe të miratuara që ruajnë të dhënat brenda Mbretërisë së Bashkuar, me mbrojtje të lartë kibernetike dhe pa qasje të hapur në rrjetin e internetit.
Zbatimi i çdo mjeti të ri teknologjik në gjyqësor do të monitorohet nga një grup i posaçëm drejtues, i udhëhequr nga gjyqtari përgjegjës për Inteligjencën Artificiale. Ky organ do të vlerësojë standardet etike, ligjore dhe mbrojtjen e të dhënave përpara se çdo aplikacion i ri të vendoset në përdorim të gjerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






