

JANINË, 9 Tetor 2026 — Janë identifikuar tre shtetasit shqiptarë të kapur në Janinë teksa transportonin 36 kilogramë marijuanë. Operacioni u krye nga policia e Janinës në bashkëpunim me policinë kufitare të Filatit.
Mësohet se në dy automjetet, në njërin prej të cilave u gjet sasia e drogës dhe tjetri shërbente si shoqërues, janë arrestuar shtetasit Algert Belucaj, 37 vjeç, si dhe Kevin Rushani e Briken Colaj.
Nga hetimet e deritanishme të policisë greke në bashkëpunim me atë shqiptare, dyshohet se sasia e drogës ka kaluar përmes kufirit të gjelbër të Kakavijës për t’u ngarkuar më pas në njërën nga mjetet, me qëllim futjen në brendësi të territorit grek.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






