

GJILAN, 9 Tetor 2026 — Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar pasditen e sotme në Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, ku janë përfshirë katër automjete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se të gjithë të lënduarit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Policia e Kosovës ka mbërritur në vendngjarje dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






