Transmetuar më 09-10-2026, 20:12

GJILAN, 9 Tetor 2026 — Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku humbën jetën Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci.

Autori i ngjarjes së rëndë është Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes, i cili pas krimit është vetëdorëzuar në polici. Bëhet me dije se Ramushi është biznesmen dhe ushtron aktivitetin e tij në zonën e Gjilanit. Ai është pronar i një kompanie, si dhe i një lagjeje banimi në Makresh.

Viktima Egzon Bogujevci u gjet i vrarë brenda një automjeti, ndërsa dyshohet se me të njëjtën armë është qëlluar edhe motra e tij, Nafije Bogujevci, e cila u dërgua në Emergjencën e Gjilanit pa shenja jete.

Vrasja e dyfishtë ka shkaktuar tronditje në zonë. Policia dhe autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin e mundshëm të krimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit