

SERRES, GREQI, 9 Tetor 2026 — Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në punë në rajonin e Serresit, në veriperëndim të Greqisë.
Sipas medieve vendase, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të mëngjesit në zonën e Kato Kamilës. Punëtori ishte duke kryer punime ndërtimi kur ka rënë nga skela në boshllëk.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Serresit, por për shkak të plagëve të rënda të marra nga rënia, mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën.
Autoritetet policore greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike, si dhe për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë në vendin e punës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






