Transmetuar më 09-10-2026, 17:54

Një përfundim tragjik pati shpërthimi i fuqishëm në ambientet e kompanisë Motor Oil, i cili ndodhi mëngjesin e së premtes, 9 tetor.

Njëri nga dy punonjësit e plagosur rëndë ka humbur jetën. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin nga Shqipëria Robert Caka, 43 vjeç. Ai u dërgua në Njësinë e Djegieve të Spitalit Thriasio dhe, fatkeqësisht, mjekët nuk arritën ta rikthenin në jetë.

Punonjësi i dytë, Dorian H., 50 vjeç, ndodhet i shtruar në gjendje shumë të rëndë, i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv të spitalit.

Sakaq bëhet e ditur se janë edhe katër të plagosur nga shpërthimi. "Gjithsej pesë punonjës të Motor Oil mbetën të plagosur dhe dyshohet se i përkisnin një ekipi të jashtëm që po kryente punime në ambientet e kompanisë, konkretisht në njësinë “U6700”, thanë zyrtarët lokalë që noa.al.

Si ndodhi shpërthimi

Shpërthimi ndodhi sot kur, gjatë punimeve, një kapak në një valvul gazi u shkëput si pasojë e presionit, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe plagosjen e punonjësve.

Në vendngjarje pati një mobilizim të madh, ndërsa ambulancat private të kompanisë Motor Oil mbërritën  për të dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të plagosurit në Spitalin e Korinthit, i cili ndodhet më afër.

Megjithatë, dy nga pesë të plagosurit, gjendja shëndetësore e të cilëve ishte përkeqësuar, u transferuan në Spitalin Thriasio.

Më pas, njëri prej tyre, 43-vjeçari, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa 50-vjeçari ndodhet i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Rrethanat në të cilat ndodhi incidenti mbeten nën hetim dhe po kryhet një ekspertim në ambientet e kompanisë Motor Oil. /noa.al

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit