

GREQI, 9 tetor 2026 – Një shpërthim i fuqishëm në ambientet e rafinerisë “Motor Oil”, në Agioi Theodoroi të Greqisë, i ka marrë jetën një shtetasi shqiptar dhe ka lënë të plagosur rëndë një tjetër.
Viktima është identifikuar si Robert Cakaj, 43 vjeç, ndërsa i plagosuri është Dorian Hysa, 50 vjeç, i cili vijon të marrë trajtim mjekësor në gjendje të rëndë.
Sipas raportimeve të mediave greke, shpërthimi ndodhi pak pas orës 11:00 të së premtes, gjatë punimeve të mirëmbajtjes parandaluese në ambientet e rafinerisë. Ngjarja shkaktoi plagosjen e disa punëtorëve, ndërsa dy prej tyre u raportuan fillimisht në gjendje të rëndë.
Të plagosurit u transportuan fillimisht në Spitalin e Korinthit, ku morën ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u dërguan në spitalin Thriasio për trajtim të specializuar.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 43-vjeçari Robert Cakaj nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra nga shpërthimi. Ndërkohë, 50-vjeçari Dorian Hysa vijon të trajtohet i intubuar.
Rrethanat e plota të shpërthimit dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet përkatëse.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






