

Gjilan, 9 tetor 2026 – Një grua ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që u regjistruan pasditen e së premtes në Livoç të Ulët, në Gjilan.
Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, gruaja është qëlluar me armë zjarri teksa ndodhej brenda një automjeti. Nga kjo ngjarje, një person tjetër ka mbetur i plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e incidentit.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës, gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo personat e dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.
Hetimet për rastin janë në zhvillim.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






