

Një operacion i pazakontë policor është zhvilluar në Recanati. Dy karabinierë të veshur civilë u paraqitën si një çift i interesuar për të marrë me qira një apartament.
Kur shqiptari Lorenc Çoku, 36 vjeç, u hapi derën, ata sinjalizuan kolegët që prisnin jashtë.
Gjatë kontrollit u sekuestruan 2.4 kilogramë kokainë, peshore elektronike dhe materiale paketimi siç shihni foton.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun Montacuto, në pritje të seancës gjyqësore për vlerësimin e arrestimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






