

Tre shqiptarë, të moshave 48, 38 dhe 36 vjeç, janë arrestuar në Itali, të dyshuar për një seri vjedhjesh në banesa në rajonin Marche.
Sipas hetimeve, grupi vepronte kryesisht natën, kur pronarët flinin. Ata dyshohet se hynin në banesa duke hapur vrima në dritare dhe merrnin para e sende me vlerë.
Hetuesit i lidhin me 20 raste vjedhjesh, përfshirë tri tentativa. Vlera e bizhuterive të vjedhura llogaritet rreth 50 mijë euro. Për tre të dyshuarit është vendosur masa e arrestit shtëpiak me mbikëqyrje elektronike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






