

Tre shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë rrugor në autostradën Athinë–Korinth, pranë pikës së pagesës në Elefsina.
Sipas televizionit publik grek ERT që citon noa.al aksidenti ndodhi pak para mesnatës duke gdhirë e premtja, kur dy motoçikleta që udhëtonin në të njëjtin drejtim, drejt Athinës, u përplasën me njëra-tjetrën.
Më rëndë ka mbetur i plagosur një shqiptar 42-vjeçar, i cili drejtonte njërën prej motoçikletave. Ai është transportuar në spitalin Thriasio.
Dy shqiptarët e tjerë, të moshës rreth 30 vjeç, kanë pësuar dëmtime më të lehta dhe janë dërguar në spitalin Tzaneio.
Policia Rrugore greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes. Deri tani nuk janë bërë të ditura identitetet e të plagosurve. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






