

TIRANË — Komiteti Disiplinor i Dhomës së Avokatisë ka përmbyllur shqyrtimin e rastit të avokatit Mirgen Gjoci, i cili mori pjesë në seancën e caktimit të masës së sigurisë për shtetasen Gerta Gjoci në GJKKO, duke thyer bojkotin e shpallur nga Dhoma.
Ndryshe nga masa e pezullimit prej dy vitesh e dhënë ndaj avokatit Lefter Xhengo, Komiteti Disiplinor vendosi të mos aplikojë masë të rëndë ndaj Gjocit, duke u mjaftuar vetëm me vërejtje dhe këshillim. Në këtë vendimmarrje janë marrë parasysh rrethanat familjare dhe arsyet humanitare, pasi e mbrojtura është nusja e vëllait të avokatit dhe nëna e një foshnjeje katërmujore.
Bojkoti i avokatëve është ndërmarrë në shenjë proteste ndaj rregullores së re të GJKKO-së, e cila sipas Dhomës së Avokatisë cenon ushtrimin e profesionit dhe të drejtat e mbrojtjes ligjore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






