

LUSHNJË — Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në bypass-in e autostradës në Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Plukut, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një biznesi privat.
Si pasojë e goditjes së fortë, automjeti ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi dhe pas disa rrotullimeve ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë nga shërbimi i ambulancës drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe policia shkencore për rregullimin e qarkullimit dhe kryerjen e ekspertizës teknike. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lëvizja me shpejtësi mbi normat e lejuara, gjë që ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






