Transmetuar më 09-10-2026, 13:09

TIRANË — Grupi parlamentar i Partisë Socialiste po përgatit kërkesën për masa ndëshkimore ndaj dy deputetëve të opozitës, pas tensioneve të regjistruara në sallën e Kuvendit gjatë seancës për votimin e reformës administrative territoriale.

Masa disiplinore synon përjashtimin deri në 60 ditë nga punimet parlamentare për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, të cilët konsiderohen nga mazhoranca si aktorët kryesorë të aksionit bllokues të opozitës gjatë seancës plenare.

Lëvizja e mazhorancës vjen menjëherë pas incidenteve fizike në sallë, ku zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u godit me shishe uji, ndërsa ndaj kryeministrit Edi Rama u hodhën vezë. Kërkesa zyrtare për ndëshkimin e dy deputetëve opozitarë pritet t’i kalojë Sekretariatit për Etikën dhe Votimet për shqyrtim.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit