

TIRANË — Tre persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni të koduar me fokus parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, pasi dyshohet se po përgatiteshin për kryerjen e një atentati.
Aksioni policor është shtrirë paralelisht në disa rajone të vendit, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Kamzën dhe Sarandën, ku janë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se personat e ndaluar po verifikohen gjithashtu për lidhje të mundshme me ngjarje të mëparshme kriminale dhe atentate të regjistruara më parë në Sarandë dhe Mirditë.
Strukturat e hetimit të krimit po vijojnë punën në terren për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale, përcaktimin e rolit të secilit prej të arrestuarve, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






