Transmetuar më 09-10-2026, 11:22

TIRANË — Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve ka marrë vendimin e radhës lidhur me plafonin e çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në vend, në mbështetje të kuadrit ligjor për situatën e veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Sipas vendimit të datës 9 tetor 2026, çmimi tavan i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është caktuar jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa çmimi i tregtimit me shumicë jo më shumë se 201 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë për benzinën tregtohet jo më shumë se 194 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 182 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi ditën e sotme në orën 13:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave si dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të respektojnë kufijtë e caktuar, duke paralajmëruar pezullim aktiviteti për çdo shkelje të konstatuar në treg.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës. Kështu Bordi i Transparencës në datë 9 Tetor 2026, vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër. 🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 13. 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. 🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit