

STRASBURG — Një skulpturë provokuese e realizuar nga artisti danez Jens Galschiøt, e cila parodizon Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, është vendosur për ekspozim në ambientet e Parlamentit Evropian në Strasburg.
Vepra e titulluar “Orange Plague” (Murtaja e Portokalltë) ose “Mbreti i padrejtësisë”, me lartësi rreth 2.5 metra e mbuluar me ar 23-karatësh, paraqet figurën e Trumpit të zhveshur, duke mbajtur një shkop të artë ndërsa qëndron mbi shpinën e një njeriu që po fundoset. Përmes mesazhit shoqërues të ekspozitës, artisti synon të kritikojë politikat e liderit amerikan lidhur me çështjet e ndryshimeve klimatike dhe qasjen e tij ndaj problemeve globale.
Iniciativa për vendosjen e statujës në pikën lidhëse mes dy godinave kryesore të parlamentit u ndërmor nga eurodeputeti danez i krahut të majtë, Per Clausen, ndërsa vepra do të qëndrojë e ekspozuar deri të enjten. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga Uashingtoni zyrtar ose nga vetë Presidenti Trump.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






