

DURRËS — Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë bregdetin gjatë orëve të mëngjesit të sotëm kanë shkaktuar përmbytje në disa nga akset dhe rrugët kryesore të qytetit të Durrësit.
Grumbullimi i madh i ujit në nivelin e mezonetave ka sjellë bllokime të pjesshme dhe vështirësi të shumta në qarkullimin e automjeteve e lëvizjen e këmbësorëve, veçanërisht në segmentet rrugore me nivel më të lartë uji. Drejtuesit e mjetit janë detyruar të ulin shpejtësinë, ndërsa në disa zona lëvizja po kryhet me ngadalësi extreme.
Situata e krijuar nga reshjet intensive ka sjellë sërish në vëmendje problematikat e përsëritura të rrjetit të kanalizimeve dhe kullimit në qytetin bregdetar gjatë episodeve me reshje me intensitet të lartë. Autoritetet vendore nuk kanë raportuar ende për dëme materiale në banesa apo biznese, ndërsa shërbimet e emergjencës ndodhen në terren për monitorimin e situatës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






