

ELBASAN — Everest Kazheli është emëruar drejtues i ri i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, duke marrë zyrtarisht drejtimin e institucionit vendor pas lëvizjeve të fundit strukturore.
Kazheli, me origjinë nga Vlora, vjen në këtë detyrë pas një përvoje të gjatë në administrimin e shërbimeve kadastrale, ku deri këtë javë mbante postin e drejtuesit të ASHK-së në Fier, ndërsa më parë ka drejtuar edhe strukturën përkatëse në Lushnjë. Në krye të Kadastrës së Elbasanit, ai zëvendëson Ester Isain, e cila ishte e komanduar në këtë detyrë që prej fillimit të vitit 2026.
Lëvizja e drejtuesit të ri vjen në një moment kur institucioni përballet me volum të lartë kërkesash për regjistrimin e pronave dhe legalizimet. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2025 ASHK Elbasan shënoi rritje të shërbimeve të ofruara duke arritur në over 90 mijë procedura nga rreth 73 mijë që ishin në vitin 2024, si dhe miratoi 1,864 vendime legalizimi.
Zgidhja e problematikave të akumuluara të pronësisë, garantimi i sigurisë juridike për qytetarët dhe përshpejtimi i shërbimeve administrative mbeten sfidat kryesore për drejtuesin e ri gjatë muajve të mbetur të vitit 2026.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






