Transmetuar më 09-10-2026, 10:00

TIRANË — Një seri e-mail-esh me përmbajtje ekstremisht kërcënuese u është dërguar mëngjesin e kësaj të premteje rreth 150 adresave elektronike të disa institucioneve publike e shtetërore në Shqipëri, duke ngritur alarmin te autoritetet e sigurisë.

Në mesazhet e dërguara, dërguesi prezantohet si "udhëheqësi i milicisë serbe" dhe pretendon se ka vendosur mjete shpërthuese brenda ndërtesave zyrtare, duke paralajmëruar shpërthimin e tyre brenda një ore. E-mail-i përmban gjuhë të fortë urrejtjeje dhe kërcënime të drejtpërdrejta për jetën e shqiptarëve, ndërsa kushtëzon ndërprerjen e sulmeve të pretenduara me njohjen e Kosovës si territor të Serbisë.

Sipas procedurave standarde të sigurisë, strukturat e Policisë së Shtetit dhe njësitë e Anti-Terrorit kanë nisur menjëherë verifikimet në terren në godinat e prekura, ndërsa sektori i krimit kibernetik po punon për gjurmimin e adresës IP dhe origjinës nga ku janë nisur mesazhet kërcënuese.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit