Transmetuar më 09-10-2026, 09:56

TIRANË — Mëngjesi i kësaj të premteje ka sjellë bllokim të rënduar të qarkullimit rrugor në akset kryesore hyrëse dhe përbashkuese të kryeqytetit, duke krijuar radhë të gjata automjetesh e trafik kilometrik.

Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe kushtet e rënduara atmosferike kanë ngadalësuar lëvizjen e mjeteve, ndërsa fluksi i zakonshëm i orëve të mëngjesit ka përkeqësuar situatën veçanërisht në nyjat kryesore rrugore. Segmentet më të ngarkuara mbeten Unaza e Madhe, zonat e Astirit, Laprakës, Don Boskos, Ali Demit si dhe aksi i Saukut.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, të ulin shpejtësinë e lëvizjes dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera për të shmangur aksidentet potenciale në rrugë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit