

SARANDË — Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të sotëm në aksin Sarandë-Skëficë, pak metra larg hyrjes së tunelit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas verifikimeve paraprake të kryera nga policia rrugore në vendngjarje, automjeti i llojit "Seat" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një mjet të llojit "Hyundai". Nga përplasja e fuqishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale në të dyja mjetet, pa pasoja në njerëz.
Shërbimet e policisë i nënshtruan të dy drejtuesit e mjeteve testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se asnjëri prej tyre nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Ekspertët rrugorë po kryejnë veprimet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e plota të humbjes së kontrollit nga mjeti i parë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






