Transmetuar më 09-10-2026, 08:56

KAMËZ — Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Bathores në Kamëz, duke shkaktuar dëme materiale në një banesë private dhe në një automjet të parkuar pranë saj.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:05 në lagjen nr. 1, ku lënda eksplozive ishte vendosur në murin rrethues të banesës në pronësi të shtetasit Xh. K., 55 vjeç. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale në murin rrethues si dhe te mjeti i parkuar afër perimetrit të godinës.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale dhe sekuestruar provat materiale. Aktualisht po punohet për kqyjen e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave, zbulimin e motives, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të dyshuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit