Transmetuar më 09-10-2026, 08:36

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, tritol në murin rrethues të banesës së 55-vjeçarit, dëmtohet edhe makina e djalit

Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, 9 tetor 2026, në Bathore të Kamzës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 05:05, në lagjen Nr. 1, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vendosur një sasi lënde plasëse në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. K., rreth 55 vjeç.

Lënda plasëse ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale në murin rrethues të banesës, si dhe në një automjet të parkuar pranë derës së saj, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit