

Momente shqetësuese gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit! Pano Ruçi, babai shqiptar që kërkon drejtësi për djalin e humbur, u transportua me ambulancë drejt spitalit. Ja çfarë raportojnë mediat greke
Pano Ruçi, shqiptari që humbi djalin e tij, Denisin, në tragjedinë hekurudhore të Tempit, ka humbur ndjenjat gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në Larisa.
Sipas mediave greke që citon noa.al, Ruçi u ndie keq gjatë seancës, pas dëshmisë së tij, duke shfaqur tension të lartë dhe simptoma që ngritën shqetësime për gjendjen e zemrës.
Në vendngjarje mbërriti një ambulancë, e cila e transportoi në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës për ndihmë mjekësore. Pas incidentit, gjykata ndërpreu seancën.
Ruçi është babai i 22-vjeçarit Denis Ruçi, një prej 57 viktimave të aksidentit hekurudhor të vitit 2023. Ai është bërë i njohur në Greqi për protestat dhe grevën e urisë, përmes të cilave ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së djalit. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






