

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputeti Socialist Vullnet Sinaj u përfshinë në debat të gjerë në Kuvend pasi tërheqjes së bosit të Big Markets nga vota kundër reformës territoriale. Sinaj tha se do të ndiqte vullnetin e grupit parlamentar të PS në votimin e ‘Territoriales’. Një ditë më parë ai u shpreh se ishte kundër kësaj reforme që shkrin 15 nga 61 bashki të vendit.
Debati mes Berishës dhe Sinajt
Vullnet Sinaj: O Sali Berisha, jam ruajtur kaq vite që mos të ngacmoj e të mos flas në parlament për ato të zeza që i ke bërë Vlorës, atij qytetit tim, por ti nuk e meritoje. Të kam ruajtur prej moshës dhe prisja që të dilje në pension.
Kryetari i një partie të djathtë të sulmojë hapur në parlament një biznes, është turp. Ti nuk je as i majtë e as i djathtë, ti je askushi dhe ti duhet të ikësh sa më shpejt që ky parlament dhe Shqipëria të shpëtojë nga ty, për idetë që ke dhe fjalët që thua.
Sa për vendimmarrjen time, Sali, vendimmarrja ime është e imja dhe është e lirë, dhe është shenjë e burrërisë dhe besës.”
Sali Berisha: Të dashur qytetarë të Selenicës, e dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk.
Përsa i përket asaj që thua se për biznesin, për mua e para është siguria ushqimore.
Mësoje!
Siguria ushqimore për qytetarët! Dhe e vërteta është se të dhënat ti i di vetë si kanë qenë, jashtëzakonisht problematike me disa importe, disa produkte.
Po duket se kur të nxorën kartonin e kuq për të shndërruar big market në small market, edhe ti u palose. E hëngre turpin me bukë”, u shpreh kryedemokrati.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






